PARKU I MADH I LIQENIT

PARKU I MADH I LIQENIT

Parku i madh i liqenit artificial të Tiranës është një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Me një sipërfaqe totale 1,569,337 m2 ai konsiderohet si mushkria e Tiranës. Liqeni artificial i parkut dhe diga 400 m e gjatë është ndërtuar me punë vullnetare në vitet ’50 dhe sipërfaqja e pasqyrës ujore është 450,000 m2.

Vizitorëve të parkut iu ofrohet mundësia e një sërë aktivitesh rekreative. Familjet mund të shëtisin apo bëjnë piknik mes gjelbërimit. Të vegjlit mund të luajnë në këndin më të madh të lodrave në Tiranë. Të apasionuarit pas sporteve mund të bëjnë një xhiro me kanoe, të vrapojnë e pedalojnë në pistat e dedikuara, të ushtrohen në këndët e forces apo të luajnë fotboll e regbi. Ndërsa të apasinuarit pas kulturës, mund të shijojnë një koncert në amfiteatrin e hapur të parkut.