SYRI I CIKLOPIT

SYRI I CIKLOPIT

Syri i Ciklopit është një nga atraksionet e sapo-zbuluara të Tiranës rurale që, falë postimeve të shumta në rrjetet sociale, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. Ai ndodhet në luginën e lumit Erzen, rreth 4 km larg fshatit Krrabë. Arritja atje është disi e vështirëpasi, nga Krraba, duhet të ecësh rreth 1 orë përmes një shtegu të ngushtë. Por sapo të arrini do ta kuptoni që ky atraksion ia vlen lodhjen. Syri i Ciklopit është një pishinë apo pus natyral me gjërësi 20 m dhe thellësi 120 m. Në fund ndodhet një liqen i vogël në formë zemre me ujëra të smeraldtë. Përrenjtë që derdhen aty kanë krijuar katarakte të vogla të cilat bashkë me formacionet shkëmbore por, edhe basenet ujore që ngjajnë si pishina të hapura, krijojnë një pamje vërtet përrallore. Duke kombinuar aventurën e ecjes malore me mundësinë për t’u kredhur në ujërat e smeraldta, Syri i Ciklopit është një atrakion që duhet vizituar patjetër.