KULLA E SAHATIT

KULLA E SAHATIT

E vendosur në zemër të Tiranës, Kulla e Sahatit është një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit. Ndërtimi i saj ka nisur në vitin 1822 dhe lartësia fillestare ka qenë 30 m. Deri në vitin 1928, sahati ka pasur një mekanizëm kurdisjeje dhe një këmbanë tunxhi dhe numri i herëve që binte këmbana tregonte se sa ishte ora. Në vitin 1928, mekanizmi me tingull u zëvendësua me fushën e orës me akrepa dhe kulla e sahatit, tashmë 35 m e lartë, mori pamjen që ka edhe sot.

Nga pikëpamja arkitekturore, kulla e sahatit mishëron historinë e Shqipërisë, ku gjysma e poshtme e ndërtuar me gurë i përket stilit ottoman ndërsa kupola dhe ballkoni i saj i përkasin stilit perëndimor. Ndonëse që prej vitit 1970 nuk është më ndërtesa më e lartë e Tiranës, Kulla e Sahatit vazhdon të ofrojë një pamje mahnitëse për çdo vizitor që ngjit 90 shkallët e saj.