BLLOKU

BLLOKU

Blloku është destinacioni kryesor i argëtimit për rininë e Tiranës. Ndonëse një lagje e vogël, rrugët e mbushura plot me dyqane, butike, kafene, restorante, pube, bare e klube – e bëjnë bllokun një vend që s’fle kurrë.

Zhvillimi i zonës ka nisur në vitet ’30, si zonë rezidenciale e tregtarëve të pasur italianë italianëve. Gjatë komunizmit, vilat u sekuestruan dhe u kthyen në rezidencat e zyrtarëve të lartë të partisë e kështu blloku u kthye në një zonë të ndaluarqë ruhej me ushtarë të armatosur.

Me rënien e komunizmit, zona mori një zhvillim të madh dhe shpejt blloku u shndërrua në një lagje për të gjithë. Nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të natës, rrugët e ngushta të bllokut gumëzhijnë nga turmat e të rinjve. Qoftë nëse e vizitoni ditën, qoftë natën, blloku do t’ju ofrojë një mundësi unike për t’u përhumbur mes të shkuarës komuniste dhe koktejleve trendi.