SHESHI SKENDERBEJ

SHESHI SKENDERBEJ

I emëruar sipas heroit kombëtar të Shqipërisë në 1937, Sheshi Skënderbej është sheshi kryesor i Tiranës. I konceptuar si një rreth-rrotullim në vitet ’30, ai pësoi shumë ndryshime gjatë komunizmit. Bashkia e vjetër u shëmb për t’i lënë vend Muzeut Kombëtar, mbi pazarin e vjetër u ndërtua Pallati i Operas dhe aty ku ka qenë Katedralja Ortodokse u ndërtua Hotel Tirana. Në vitin 1968 në shesh u vendos statuja e Skënderbeut. Me vdekjen e Enver Hoxhës një statujë e tij u vendos në qendër të sheshit, e cila u rrëzua nga protestuesit në vitin 1991.

Në vitin 2017 sheshi u rikonstruktua. Me një sipërfaqe 40,000 m2,ai është shtruar me gurë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Ai ka formën e një piramide që kulmon në vendin ku ka qendruar statuja e Enver Hoxhes dhe i jep mundësinë një njeriu të vetëm që, duke qëndruar në majë të ndihet zot i sheshit ndërkohë që godinat përqark fundosen.