REJA

REJA

Reja është projektuarnë vitin 2013 nga arkitekti japonez Sou Fujimoto për pavionin e Galerisë Serpentine në Londër dhe në vitin 2016 është vendosur në Tiranë. Me një sipërfaqe prej 357 m2, struktura delikate e instalacionit merr një formë të çrregullt e gjysëm-transparente duke u shkrirë, ashtu si një re, me mjedisin përreth. Instalacioni është frymëzuar mbi konceptin se gjeometria dhe format e ndërtuara mund të shkrihen me natyroren dhe njerëzoren. Struktura është një hapësirë sociale fleksibël dhe multi-funksionale ku muret, ulëset dhe çatia janë të ndërtuara me të njëjtat shufra çeliku. Struktura e çrregullt e resë, me muret që herë janë të trashë e here transparentë, mbrojnë vizitorët nga elementët duke i lejuar që në të njëjtën kohë të jenë pjesë e pejzashit e të gjejnë hapësirën e tyre të preferuar brenda apo përreth instalacionit.