SHPELLA E PELLUMBASIT

SHPELLA E PELLUMBASIT

Shpella e Pëllumbasit, ose Shpella e Zezë siç quhet nga vendasit, është një nga 6 shpellat e vetme karstike që ekzistojnë sot në Europë. Përveç bukurisë mahnitëse natyrore, shpella ka edhe një rëndësi historike për Shqipërinëpasi në të janë gjetur mbetje të kulturës njerëzore të periudhës së Paleolitit. Mendohet se shpella ka nisur të banohet rreth 30 mijë vjet më pare. Shpella është 360 m e gjatë, rreth 15 m e gjërë dhe 45 m e lartë. Stalaktitet, stalagmitet dhe mikro-formart e shumta të relievit nëntokësor karstik që mbushin shpellën ofrojnë një mundësi unike për të vështruar nga afër format mbresëlënëse që ka krijuar natyra me kalimin e shekujve.