PAZARI I RI

PAZARI I RI

Pazari i ri është një nga atraksionet e reja të Tiranës që së fundmi është shndërruar nga një treg në një hapësirë që ka shumë për të ofruar. Ai ndodhet në një nga lagjet më të vjetra të Tiranës dhe është ndërtuar në vitin 1931.

Me prishjen e Pazarit të Vjetër në vitin 1959, Pazari i ri mbeti për shumë kohë vendi i vetëm në Tiranë ku tregtohej mishi, peshku, frutat dhe perimet. Pas rënies se komunizmit, pazari e ruajti funksionin e tij ndonëse u degradua.

Falë rikonstruksionit të vitit 2017, pazari i ri është sot xhavahiri i Tiranës. Ai përbëhët nga markata e mishit dhe peshkut e cila ruan elementet e godinës së viteve ’30, markata e gjelbërt, mbulesa e qelqtë e së cilës i ngjason relievit të maleve që rrethojnë Tiranën si edhe sheshin rekreativ ku zhvillohen aktivitetet kulturore e panairet.