MOZAIKU I TIRANES

MOZAIKU I TIRANES

Objekti i njohur si mozaiku i Tiranës, është monumenti i vetëm arkeologjik që gjendet brenda qytetit të Tiranës. Ai është zbuluar rastësisht në vitin 1972 gjatë punimeve për ndërtimin e kompleksit të banimit, godinat e të cilit rrethojnë edhe sot këtë monument.

Gjatë gërmimeve, përveç dyshemesë mozaik, u zbuluan edhe pjesë muresh, fragmente tullash, tjegulla e pjesë enësh qeramike çka verteton se mbetjet arkeologjike i përkasin një vile romake të tipit rural, ose vila rustica, ndërtuar në shekullin e parë pas lindjes së Krishtit. Mendohet se pas shkekullit të tretë banesa është shndërruar në një kishë paleokristiane.

Motivet që dominojnë janë ato gjeometrike dhe floreale, si trekendëshat, rozetat dhe gërsheti i stilizuar ndërsa në ate që mendohet si pjesa kryesore e kishës shfaqet simboli i peshqeve, gërsheti dysh e madje edhe vetë simboli i kryqit.