SHESHI NENE TEREZA

SHESHI NENE TEREZA

Sheshi Nënë Tereza është një nga hapësirat me popullore të Tiranës, sidomos gjatë ditëve të ngrohta të vitit ku shkallaret që e rrethojnë gëlojnë nga të rinjtë. Gjithashtu, në këtë shesh zhvillohen shumë koncerte, panaire e aktivitete të tjera.

Sheshi është projektuar nga arkitekti italian Xherardo Bosio dhe është ndërtuar bashkë me bulevardin mes viteve 1939-1941, gjatë okupimit Italian të Shqipërisë.

I ndodhur në fundin perëndimor të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, në këtë shesh ndodhen një sërë ndërtesash të rëndësishme si Universiteti i Arteve, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Tiranës, Muzeu Arkeologjik si edhe Qendra e Studimeve Albanologjike.

Që pas rënies së komunizimit, sheshi mori emrin e misionares, nobelistes së paqes dhe shenjtores katolike shqiptare, nënë Tereza.