BLV DESHMORET E KOMBIT

BLV DESHMORET E KOMBIT

Bulevardi Dëshmorët e Kombitshtrihet në një gjatësi prej 1.3 km mes sheshit Nënë Tereza dhe sheshit Skënderbej. Ai është projektuar nga arkitekti Xherardo Bosio dhe është ndërtuar në vitet 1939-1941, gjatë okupimit italian të Shqipërisë. Edhe sot Bulevardi ruan disa pika referimi të influencës së arkitekturës italiane në Shqipëri.

Përgjatë Bulevardit ndodhen godinat më të rëndësishme qeveritare si edhe një sërë ndërtesash të tjera të rëndësishme. Aty ndodhet Presidenca, ndërtuar në vitin 1959 për të qenë ambasada sovjetike, Kryeministria, ndërtuar në vitin 1941 si pallati i Lugosentences, Pallati i Kongreseve ndërtuar në vitet ’80, Kuvendi, Piramida, Galeria Kombetare e Arteve dhe kompleksi I ministrive pranë sheshit Skënderbej.

Gjatë viteve të komunizmit, xhiroja e pasdites në Bulevard ka qenë një nga aktivitetet kryesore të banorëve të Tiranës, një zakon që as vizitorët e sotëm të kryeqytetit nuk i shpëtojnë dot.